.
×

Kompanitë kosovare ia shohin hairin 100-përqindëshit



Kompanitë kosovare ia kanë parë hairin vendosjes së masës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe të Bosnjë e Hercegovinës. Ato kanë nisur t’i shtojnë kapacitetet në ambientet e tyre të punës, duke punësuar punëtorë të rinj. Vetëm në kompaninë “Meka Hallall Food” janë punësuar tre punëtorë që nga vendosja e taksës.

endimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe të Bosnjë e Hercegovinës ka prodhuar menjëherë efektet pozitive. Kompanitë kosovare përveçqë kanë rritur kapacitetet e fuqisë punëtore, sinjale të ngjashme janë dhënë edhe në ngritjen e vëllimeve të shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë. Por përfaqësuesit e bizneseve kosovare janë duke kërkuar efekte edhe më të mëdha të kësaj takse.

Drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, në një deklaratë për gazetën “Zëri” ka thënë se duhet një kohë që të vlerësohet më shumë kjo taksë me efekte të punësimit dhe rritje të të hyrave të brendshme të prodhimit. “Taksa po jep efekte në vazhdimësi. Ajo që u duhet bizneseve është që efektet të duken edhe më shumë. Efektet janë qarta. Natyrisht që duhet një kohë të vlerësohet më shumë kjo taksë edhe me efekte të punësimit dhe rritje të të hyrave të brendshme të prodhimit”, është shprehur Krasniqi.

Ai ka përmendur edhe disa pengesa në sektorin e prodhimit. “Ajo që ka penguar dhe është duke penguar vazhdimisht sektorin e prodhimit është se një pjesë e bizneseve lëndën e parë e kanë marrë nga këto dy shtete dhe shteti nuk ka marrë parasysh që këto mund të kenë kundërefekte dhe mund t’i dëmtojë derisa të gjejnë trende të reja.