[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kompania serbe vendosë flamurin e Kosovës në tendën e saj në panair të Gjermanisë



Kompania serbe “Optimum”, e cila merret me prodhimin e produkteve të letrës dhe pajisjeve për zyrë ka vendosur flamurin e Kosovës në tendën e saj në panairin “Paper World” i cili po mbahet në Frankfurt të Gjermanisë, pavarësisht taksës që ka vendosur Kosova ndaj produkteve serbe.

Kjo kompani e cila ka një fabrikë të letrës në Serbi, thotë se është partnere me më shumë se 2500 biznese brenda Serbisë dhe jashtë saj.

Në faqen zyrtare të kësaj firme po ashtu e ka të postuar flamurin e Kosovës në rubrikën e partnerëve të saj ku eksporton produktet e saj.

Përveç Kosovës ajo numëron si partner edhe shumë vende të tjera të Ballkanit si Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe të tjera.

Kujtojmë se gjatë këtij viti Qeveria e Kosovës ka marr vendosur taksë prej 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës që hyjnë në Kosovë.

Serbia nuk është duke e pranuar këtë vendim të qeverisë së Kosovës. Ndërsa kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se taksa prej 100 përqind nuk do të hiqet derisa Serbia ta njoh shtetin e Kosovës si të pavarur.

Ndër tjera Ambasada Amerikane në Kosovës ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të hiqet taksa ndaj Serbisë.

 

 

Menu Title