[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kompania e afërt me VV’në që ka 2 punëtorë, fitoi tender mbi 3 milionë euro në pandemi



Një kompani e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje ka fituar tenderë në vlerën prej 3.3 milionë euro në kohë pandemie, madje ajo ka vetëm dy punëtorë.

Është deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, i cili ka treguar se dy kompani që kanë fituar në kohë pandemie, të dy këto kompani janë të lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje.

Haxhiu thotë se njëra nga kompanitë ka fituar tenderin prej  3.3 milionë euro dhe kishte vetëm dy punëtorë.

“Pushtetarët e Qeverisë Kurti u pasuruan, u bënë milioner në pandemi, vetëm dy firma të afërta me pushtetin kontraktuan në kohën e pandemisë jo me pak se 5 milionë euro, vetëm një kompani e afërt me Vetëvendosjen, ka kontrauktuar në vlerë prej 3.3 milionë euro në kohë pandemi, por kishte vetëm dy punëtor, pra me dy punëtor ka kontraktuar mbi 3 milionë euro kontrata, edhe kontrata të cilat ishin valide në Shërbimin Klinik të Kosovës”, tha Kamishi.

Haxhiu tha se gjatë kësaj kohe ka pasur kontrata të dyfishta dhe janë më të shtrenjta deri në 3500%, sipas tij Qeveria Kurti ka vjedhur në pandemi.

“Janë nënshkruar kontrata të dyfishta jo me 10%, as me 20 e 30%, por janë më të shtrenjta se kontratat valide që kishte SHSUK’ja deri në 3500%, prandaj deri sa qytetarët tonë kanë ndenjur mbyllur në shtëpi, qeveritarët tonë kanë vjedhur në pandemi”, tha Haxhiu.

Haxhiu ka deklaruar se Komisioni Parlamentar do heton vdekjen e Agon Musliu, keqpërdorimet në Qendrën e Studentëve dhe milionat e tenderëve në pandemic.

Menu Title