.
×

Komisioni parlamentar nesër diskuton skandalet në organet e sigurisë



Ngjarjet e fundit me kreun e Agjencisë së Inteligjencës, kanë vu në funksion Komisionin e Kuvendit të Kosovës që mbikëqyr punën e këtij institucioni.

Kështu, Organi i Kuvendit që mbikëqyrë punën e Agjencisë së Inteligjencës, të martën do të diskutojë rreth skandalit që ka ndodhur në organet e sigurisë.  Këtë e ka konfirmuar zëvendës kryetarja e këtij mekanizmi të parlamentit, Ganimete Musliu.

Ligjvënësit do të diskutojnë rreth ndryshimit të deklaratave që ndodhën brenda organeve të sigurisë, në rastin ku i përfshirë ishte i biri i shefit të inteligjencës Shpend Maxhuni.

Ai me datën 12 tetor, gjatë një patrullimi të rregullt të policisë është ndaluar ndërsa sipas raportit fillestar të policisë, të birit drejtorit të inteligjencës i është gjetur një armë pa leje dhe substanca të llojit marihuana. Por, kur ky rast doli në publik deklarimi zyrtar i policisë doli krejt ndryshe.

Ata përmes një sqarime për medie, kanë thënë se arma nuk ishte e djalit të shefit të AKI-së, por e një të afërmi të tij. që ishte së bashku me të në veturë.

Bile sipas policisë edhe cigarja e mbështjellë e që është marihuan nuk i përket djalit të Shpend Maxhunit, por përgjegjësin për këtë gjë e edhe për armën ka marr një i dyshuar tjetër me inicialet R.M. Por, kjo po shihet me shumë dyshime në opinionin publik.

Bile organizatat e Shoqërisë Civile që merren me fushën e drejtësisë, këto veprime i quajnë skandaloze. E për herë të parë për këtë skandal është deklaruar edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi. Shefi suprem i Agjencisë së Inteligjencës, tha se po e vëzhgon më vëmendje këtë situatën e krijuar. E për këtë çështje për T7 është deklaruar edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se ky rast duhet të hetohet e më pas të dilet me përfundime.

Por, Haradinaj ka shtuar se nuk duhet ngutur në këtë rast, duke lënë hapësirë edhe konspiracione të mundshme ndaj drejtorit të AKI’së.