[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Komisioni Evropian nis projektin e pagës minimale në BE



Komisioni Europian nisi sot projektin e pagës minimale në BE, një projekt madhor ky që i jep mundësi Europës të luftojë më mirë shfrytëzimin e krahut të lirë të punës, por që ka hasur në ngurrim në lindje dhe veri të BE-së.

Aktualisht, shumica e vendeve të BE-së, 22 nga 28 vendet anëtare, kanë një pagë minimale ligjore, por pabarazitë më të mëdha mbeten midis Bullgarisë (286 euro bruto në muaj) dhe Luksemburgut (2 071 euro), sipas Zyrës Europiane të Statistikave.

Gjashtë vende të tjera, Danimarka, Finlanda, Suedia, Austria, Italia dhe Qipro, nuk kanë një të tillë, sepse funksionojnë me marrëveshje kolektive.

“Për të qenë e qartë: nuk është as çështje e përcaktimit të një page minimale europiane, as e detyrimit të vendeve që të ndërfusin një pagë minimale ligjore”, tha nënkryetari i Komisionit, Valdis Dombrovskis, para eurodeputetëve në Strasburg.

Sipas tij, qëllimi i ekzekutivit europian është të paraqesë një instrument ligjor për të garantuar që punëtorët të fitojnë mjaftueshëm për të mbajtur veten e tyre.

Menu Title