.
×

Komedia “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës    



Prishtinë, 6 mars, 2015

Komedia provokative e autorit kosovar Jeton Neziraj “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” do të shfaqet nesër (e premte, 6 mars) ne orën 20h, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Kjo komedi është shfaqur me sukses në dhjetra teatro të tjera në Kosovë e në Evropë. Regjinë e saj e ka bërë Blerta Neziraj, luajn aktorët e famshëm nga Kosova dhe Maqedonia: Bajrush Mjaku, Adrian Morina, Anisa Ismaili, Adrian Aziri dhe Ernest Malazogu.

“Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” është një komedi politike mbi njërën nga ngjarjet më të rëndësishme globale të këtij shekulli – lindjen e shtetit të Kosovës. Shfaqja flet për Kosovën e re që, e lodhur dhe e rrënuar nga lufta, varfëria, korrupsioni e tutelat e pafundme të misioneve ndërkombëtare, përpiqet ta gjejë rrugën e vet drejt të ardhmes… Shfaqja është e mbushur me ironi dhe humor, që sillet rreth një interpretimi orkestral që duhej të shënonte pavarësinë e Kosovës. Në këtë interpretim, ndikimi i politikës në art dhe glorifikimi i qeverisë vinë në një format ironik, me aktorë që vazhdimisht luajnë me idenë e shtetit dhe politikës së Kosovës, që vjen me fjalë të thata, por që pretendon shumë.

Muzikantë në shfaqje janë Susanna Tognella (violinë) dhe Gabriele Marangoni (harmonikë), dramaturg dhe bashkëpunëtor artistik: Ilir Gjocaj, koreografia: Arthur Kuggeleyn, kompozitor: Gabriele Marangoni, skenografia dhe kostumet: Susanne Maier-Staufen, realizimi i skenografisë: Kërste S. Xhidrov, asistente e kostumografisë: Leonora Mehmeti.