.
×

Kombëtarja e Turqisë nesër në Shqipëri për eliminatoret e EURO 2020



Kombëtarja e Turqisë në futboll, nesër do të udhëtoj për në Shqipëri për ndeshjen e fazës eliminatore të EURO 2020 në grupin H kundër Shqipërisë.

Ekipi nën drejtimin e trajnerit Şenol Güneş, që nga fillimi i javës është duke zhvilluar përgatitjet në Stamboll për ndeshjen me Shqipërinë.

Kombëtarja turke nesër me avion privat nga aeroporti Sabiha Gökçen në Stamboll do të vijë në Tiranë. Më pas do të kalojnë në Shkodër, ku edhe do të zhvillohet ndeshja.

Trajneri turk Güneş një ditë para ndeshjes, më 21 mars në stadiumin Loro Boriçi do të organizojë konferencë për shtyp në ora 18.30. Menjëherë pas kësaj kombëtarja e Turqisë në futboll përgatitjen e fundit para ndeshjes do ta bëjë në stadiumin “Loro Boriçi” .

Ndeshja mes kombëtareve të Shqipërisë dhe Turqisë do të zhvillohet më 22 mars të premten në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër në ora 20.45.