.
×

Komandanti i Koshares Hisen Berisha ka një porosi për bashkëluftëtarët e tij



Botapress, 18 Shtator-Hisen Berisha një prej komandantëve të  Betejës së  lavdishme të  Koshares përmes një  postimi në  Facebook ka këtë  porosi për bashkëluftëtarët e tij, shkruan Botapress.

Ja porosia e Hisen Berishës:

Të dashur bashkëluftëtarë,

Veteran, invalid dhe përfaqësues familjar të dëshmorëve!

Nga Lufta e Koshares dhe lufta e përgjithshme e UCK! Pa dashur të lëshohem në debate rreth zhvillimeve të fundit , rreth statusit të kategorive të dala nga lufta dhe vlerave të luftës, të pa mbrojtura me Ligj të veçantë ënde, që si pasoj ka situatën e krijuar tani ndaj këtyre kategorive dhe vlerave, prandaj kjo “luftë” që rrokullisjen prej uragani anti Luftë, Luftëtarë dhe vlera të luftës e ka që në ditët e para të lirisë, (dikush për ta denigruar e dikush për të përfituar mbi të) e orkestruar nga autor jo vetëm shqiptarë dhe jo vetëm nga Brenda Kosovës, Mos lejoni të shtyheni ne veprime që janë fyese dhe poshtëruese për imazhin, dinjitetin tuaj prej çlirimtari të vërtet! Mos u lëshoni në protesta dhe veprimtari tjera që nuk kanë karakter institucionale dhe ligjor veprimi Si bashkëluftëtarë juaji me kulturë dhe mendësi të veprimit vetëm institucional e ligjor dua të ju sugjeroj një:

Këshillë juridike:

Të gjithë personat që nga procesi ligjor,  janë të konfirmuar me dokumentacion formal ligjor, në njërën nga kategoritë e luftës, veteran luftëtar, veteran invalid, I internuar, pjesëmarrës, pjesëtarë dhe kategoria e dëshmorëve, të mbrojtur me ligjin mbi kategoritë e dala nga lufta, e që janë përfshirë në listat e dyshimta të  etiketuar si “Veteranët Mashtrues” .Te ushtroni padi cilivle, per fyerje te integritetit moral. Kjo mund të bëhet edhe me një padi të drejtpërdrejtë nga Komisioni përkatës për përcaktimin dhe verifikimin e statusit të kategorive të dala nga lufta, duke I përfshirë të gjithë ata që mendojnë se kanë të drejtën e mbrojtjes me ligj të statusit të tyre të luftës./Botapress/

 

Këshillë vëllazërore: