.
×

Komandanti i KFOR-it: Ja për çka bisedojmë në takimet me gjeneralin serb Lubisha Dikoviqin?



 

Botapress, 13 Qershor –  Gjeneralmajor, Salvatore Cuoci në një intervistë për Rubikon të KTV-së foli për takimet e tij me Lubisha Dikoviq, shefi i ushtrisë serbe, i cili është i akuzuar për krime lufte nga Qendra për të Drejtën Humanitare.

 

Ai tha se nuk mund t’u shmanget këtyre takimeve përderisa nuk ka asnjë akuzë apo padi zyrtare ndaj tij.

“Pavarësisht nga deklarata, Dikoviq është ende në zyrën e tij. Mua më është thënë se ai u përball me deklaratën dhe në parim ajo nuk është konsistente tash… Ajo duhet të vërtetohet dhe nëse kjo bëhet atëherë ai do të jetë jashtë zyrës së tij, por në këtë kohë ai është në zyrën e tij dhe unë nuk mund të shmang takimin me të sepse ai aktualisht i përfaqëson forcat serbe dhe unë jam i obliguar që të kem kontakte dhe takime me të. Kjo është pjesë e marrëdhënieve që ne e kemi me të gjitha shtetet dhe jo me personat. Unë nuk jam duke u marrë personalisht me gjeneralin Dikoviq, por unë jam atje me të sepse ai është shefi i Forcave të Armatosura të Serbisë. Kjo është arsyeja pse unë jam duke pasur takim me të”, ka thënë ai.

Cuoci deklaroi se do të vazhdojë takimet me Dikoviqin dhe se mes tyre është raport i drejtë. Ai përmendi edhe ditën e arrestimit të Marko Gjuriqit, ku theksoi se kishin pasur edhe thirrje telefonike gjatë momentit kur ndodhi ngjarja.