.
×

Komandant Hoxha: Ali Ahmeti i futi në luftë, pastaj u tërhoq



Ali Ahmeti dy dite para vrasjeve në Kumanove ka fol me telefon me njërin prej komandantëve te UÇK – Komandant Malisheven

Xhezair Shaqiri, Komandant Hoxha, ka thanë se Ali Ahmeti ka pas takim me ish-komandantet e UÇK-s, dhe dy ditë para rastit në Kumanovë Ali Ahmeti ka fol me Muhamet Krasniqin-Komandant Malisheven në telefon.

Shaqiri tha se ky asht një konspiracion shtetëror.

Komandant Hoxha, këto komente i ka bërë në emisionin ‘Rrokum Roll’ me Fidan Jupollin në Televizionin Rrokum. Ai ka thanë se këta njerëz, Ali Ahmeti i ka shti në betejë dhe në fund nuk i ka tërhiqen.
Sipas tij, Beg Rizaj asht i manipuluar prej strukturave të BDI-s për çështje kombëtare dhe rrethanat e luftës.

Komandant Hoxha tha se i ka lutë këta djem se janë në misionin e gabuar, por ata sipas tij i ka thirrë dikush se brenda 3 e 4 dite kanë që ta bëjnë aksion në përvjetorin e Harun Aliut.