.
×

Kolë Berisha nderohet me çmimin “Ora e Presidentit”



Nëndega e LDK-së NRW në Gjermani vazhdon traditën që të ndajë çmimin “Ora e Presidentit”. Këtë vit këtë çmim e mori Kolë Berisha, ish Nënkryetar i LDK-së dhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës, një figurë e veçantë e LDK-së që ka vendosur standarde të larta sa i përket dedikimit për shtetin e Kosoves dhe lojalitetit ndaj LDK-së dhe politikës së saj shtetformuese.
Çmimin “Ora e presidentit” ia ndau Jakup Gërguri kreytar i Nëndegës së LDK-së NRW në Gjermani ndërkaq të pranishëm ishin edhe Avdullah Hoti shef i GP të LDK-së, aktivisti nga diaspora Xhevat Shyqeri Berisha, Selver Doda e të tjerë.
Kolë Berisha i falënderoi aktivistët e Nëndegës së LDK-së NRW në Gjermani dhe i ftoi ata që të jenë edhe më të bashkuar për kauzën kombëtare e shtetërore të cilën e ka në program Lidhja Demokratike Kosovës, shkruan Botapress.