.
×

Koha që LDK të udhëheq Qeverinë!



Shkruan: Faik Krasniqi

 

Në këto 15 vitet e pasluftës në Kosovë, LDK si partia më e madhe, edhe në periudhën e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova kur fitonte shumicën, për hir të stabilitetit politik bënte kompromise të dhimbshme, duke hequr dorë nga udhëheqja e Qeverisë! Për shkak të keqqeverisjes nga PDK-ja dhe katandisja e shtetit nga kjo parti, si partia më e madhe brenda koalicionit LVAN dhe partia më e vjetër në Kosovë, është obligim i LDK-së që të marrë frenat e Qeverisë, pasi ka kapacitete njerëzore dhe intelektuale për një gjë të tillë.