.
×

Koha kur Rifat Jashari ishte aktivist i Degës së LDK-së në Gjermani (Botohet për herë të parë)



 

Botapress, 8 Mars – Nuk e ka mohuar asnjëherë. Bile e ka përmendur me krenari se ka qenë pjesë e lëvizjes së aktivistëve të LDK-së në Gjermani. Madje edhe në Kullën e Jasharajve në Prekaz ka qenë e vendosur fotografia e Presidentit Ibrahim Rugova, shkruan Botapress.

Rifat Jashari, vëllau i madh i familjes Jashari nga Prekazi, përveç se është përndjekur nga Policia serbe gjatë kohës sa vinte për pushime në Prekaz, ai nuk është ndalur në aktivitetin e tij për liri e pavarësi të Kosovës edhe në diasporë.

Siç shihet edhe në këtë foto të Bashkim Lecit, në një aktivitet të Degës së LDK-së në Gjermani, Rifat Jashari (në mes) është  bashkë me aktivistët e tjerë si Hafiz Gagica, Bashkim Leci, Adem Thaqi (daja Adem), Ekrem Gërvalla, Naim Gashi, Sokol Topalli e të tjerë, shkruan Botapress.

Tradita e lëvizjes për liri e pavarësi ka një emër LDK!