Ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic – të bëra sot në Këshillin e Sigurimit të OKB’së ku ka thënë se Ramush Haradinaj po kërcënon me luftë në sy të botës – ka reaguar edhe avokati i këtij të fundit, Arianit Koci.
Shkrimi i plotë i Kocit në Facebook:
Me dhunë verbale dhe me kërcënim direkt, Tomislav Nikoliç po akuzon se “z. Haradinaj po na kërcënon në sytë e botës”.
Kjo nuk është e vërtetë.
z. Haradinaj, dhe asnjë kosovar, kurrë nuk e kanë kërcënuar Serbinë.
E kemi mbrojtur pragun e shtëpisë, dhe këtë do ta bëjmë gjithmonë.
Si popull trim, bujar dhe dinjitoz, gjithmonë i kemi kultivuar marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.
Më parë për këtë kishte shkruar edhe vetë Haradinaj. Kishte thënë se Tomisllav Nikolic po e kërcënon Kosovën me luftë, e jo Ramush Haradinaj Serbinë.