.
×

Koalicioni NISMA-AKR-PD pritet të dorëzohet në KQZ



Botapress 29 Gusht – Koalicioni NISMA-AKR-PD, do të jetë me gjasë koalicioni i parë që do të dorëzohet në Komisionin Qendror i Zgjedhjeve.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar këshilltari i Presidentit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.Zyberaj nëpërmjet telefonit tha se janë përfunduar gjitha procedurat për t’u dorëzuar në KQZ.

“Ne kemi përfunduar gjitha procedurat për të dorëzuar koalicionin NISMA-AKR në KQZ. Ne nuk e dijmë ende a do ta dorëzojmë sot apo nesër formularin”.Ky koalicion është i pari i arritur mes subjekteve për zgjedhjet e parakohshme, që do të mbahen më 6 tetor 2019.Afati i fundit për koalicion është nesër më datën 29 gusht 2019 në ora 00:00.