.
×

Koalicioni me AAK’në, a ka pretendime Shpend Ahmeti për postin e kryeministrit?



Sot është nënshkruar marrëveshja për koalicion në mes të PSD’së së Shpend Ahmetit dhe AAK’së së Ramush Haradinajt. Këto dy parti kanë vendosur të hyjnë bashkë në zgjedhje. Bartës të listës kanë vendosur ta kenë Haradinajn, pasi Ahmeti i ka edhe dy vjet mandat në udhëhejen e kryeqytetit.

Në konferencën e përbashkët të kreut të PSD’së dhe atij të AAK’së ata u pytën edhe për postin e kryeministrit.

Ahmeti tha se partia e tij nuk ka pasur pretendime për ta marrë postin e të parit të qeverisë, pasi atij i kanë mbetur edhe dy vjet mandat udhëheqje në Prishtinë.

“Unë jam kryetar kryeqyteti dhe i kam edhe dy vjet mandat, prandaj nuk ka pasur pretendime nga PSD’ja që të marrim në këtë listë të përbashkët zgjedhore postin e Kryeministrit”, tha Ahmeti.

Ndërkaq në zgjedhjet e vitit 2017, Ahmeti ishte kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, por ai pati vendosur të japë dorëheqje nga posti i deputetit që të vazhdojë të jetë në krye të Prishtinës.