[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Koalicioni i shpresës”, drejt shuarjes



Isa Mustafa dhe Albin Kurti të martën për rreth dy orë zhvilluan një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, mirëpo edhe nga ky takim dolën pa marrëveshje

Ende pa u formuar i ashtuquajturi “Koalicion i shpresës” Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhanë sinjale të fuqishme mbrëmjen e së martës se shpresat e rreth 500 mijë kosovarëve që votuan për këto dy parti janë drejt shuarjes. LDK-ja dhe LVV-ja as me ndihmën e ambasadorëve të QUINT-it nuk arritën t’i kapërcejnë dallimet e tyre, shkruan Zëri.

As pas rreth katër muajsh bisedime e as në praninë e ambasadorëve të shteteve të QUINT-it Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk arritën të gjenin rrugën e zgjidhjes për formimin e koalicionit bashkëqeverisës. Kreu i LDK-së Isa Mustafa dhe ai i LVV-së Albin Kurti të martën për rreth dy orë zhvilluan një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, mirëpo edhe nga ky takim dolën pa marrëveshje.

Menu Title