.
×

Klinton dërgon një letër në Kosovë: Gjithmonë do të keni një vend në zemrën time



Botapress,  12 Mars  – Ish presidenti amerikan Bill Clinton vazhdon të mbetet figura më e dashur për popullin e Kosovës, por një ndjesi të njëjtë vazhdon ta ketë edhe vetë Clinton për kosovarët.

 

Ai ka dërguar së fundi një letër në shkollën ‘Prishtina High School’. Këtë letër ai e dërgon për të falënderuar më të vegjlit e kësaj shkolle, të cilët para disa mujave i kishin dërguar letra Bill Clintonit.

 

 

Vetë shkolla ka njoftuar për pranimin e letrës së ish presidentit amerikan Bill Clinton.

 

“Sot, na erdhi përgjigjia e tij në formë të letrës nga Shtetet e Bashkuara për nxënësit dhe mësuesen Dr. Waters. Në këtë letër Presidenti Bill Clinton përmendi edhe 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe dëshirën për të vizituar shkollën tonë në vizitën e tij të radhës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e shkollës.

 

Në letrën që e ka publikuar kjo shkollë, shihet të ketë shkruar Bill Clinton, se Kosova do të ketë gjithmonë një vend special në zemrën e tij. /KultPlus/