[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Klinika Infektive furnizohet me sasi të mëdha të oksigjenit pas rritjes së rasteve me COVID-19



Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po furnizohet me oksigjen. Në bazë të disa fotografive që një lexues i ka dërguar në redaksin tonë, shihet se Infektiva po furnizihet me bombola të oksigjenit të cilët shërbejnë për personat që janë të infektuar me COVID-19 dhe po trajtohen në këtë klinikë.

Gazeta Express ka tentuar të kontakojë me drejtoreshën e Klinikës Infektive si dhe u.d e drejtorit të SHSKUK-së, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit u shënuan 19 viktima nga COVID-19 si dhe u regjistruan 711 raste të reja.

 

Menu Title