.
×

Klinaku e quan rrugaç Dardan Molliqajn e Vetëvendosjes



Gjatë një debati në emisionin “Debat”, janë ngrit në atë masë tensionit, sa që ka pas edhe fyrje mes debatuesve.

Sekretari I Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj e quan kryetarin e LB-së, Avni Klinakun ,avokat të PDK-së, deri sa ky I fundit ia kthen duke thënë se Molliqaj po e luan avokatin e Ramush Haradinajt e LDK-së.

Molliqaj më tej, mohoj duke thënë se nuk ka Lëvizje për Bashkim, ndërsa për këtë, reagoi Klinaku, duke thënë “S’ka lëvizje për bashkim, s’ka për ty që je rrugaq”.

Edhe drejtuesi i emisionit Debat, Ridvan Berisha ia ka terhequr vërjetjen Dardan Molliqajt qe te kete kujdes me gjuhën që përdore.

Përfaqësuesi i LDK-së në këtë debat, Bardhyl Meta, duke ironizuar pyeti Bekim Haxhiun që përfaqësonte PDK-në në këtë debat, duke thënë se a kanë fol me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanin se “si të formohen institucionet pa pasur shumcë.