[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Klinaku: Dhomat e specializuara më thirrën në telefon, më thanë të nënshkruaj diçka



Botapress 30 Shtator – Sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku tha se dhomat e speacializuara të Gjykatës Speciale e kanë thirrur në telefon dhe kanë kërkuar nga ai të nënshkruaj diçka.

Ai nga biseda kuptoi se duhet të nënshkruaj diçka.“Çka unë e kuptova, më thanë se duhet të nënshkruaj diçka. Ju e dini që ne nuk e njohim dhe kjo gjykatë speciale nuk ka më mandat”, shkruan Klinaku.

Klinaku përmes një postimi në facebook tregoi se ata i thanë të flasë gjermanisht ose anglisht por ai nuk pranoi.Faton Klinaku tha se pranon të flasë vetëm me përkthyes.

Postimin e përfundoi duke thënë që nuk e njeh këtë Gjykatë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Më thirrën në telefon dhomat e specializuara të gjykatës speciale dhe më thanë ti flet gjermanisht por ju thashë po por nuk dua të flas, më thanë ti flet anglisht po thashë por nuk dua të flas. Më thirrni vetëm me përkthyes. Çka unë e kuptova, më thanë se duhet të nënshkruaj diçka.

Ju e dini që ne nuk e njohim dhe kjo gjykatë speciale nuk ka më mandat.

Menu Title