.
×

Klarisa Rexhvelaj: Vajza me qirinj e lule në protestën e opozitës



Sot ne të rinjt e FRPD, me shirita tê bardhë në krah , u kthyem ne makthin që kishte  lënë pa gjumë prej kohësh Lleshin,Ruçin me shok.

Të gjithë të kapur krah për krah si një zinxhir e rrethuam godinën e parlamentit që ndërkombëtarët të merrnin frymë lirisht se askush nuk po dhunohej.

Shiriti i bardhë na ktheu në forca paqeruajtese në përputhje të plotë me idealet demokrarike që ne përfaqësojmë.

Bazuar në këto ideale , i bëmë homazhet e fundit një parlamenti krimi .

Me lule e qirinj në duar i tham :”Lamtumirë!”  një qeverie që nuk përfaqëson me vullnetin e qytetareve, por krimin e korrupsionin.

Këta funksionarë nuk janë në sherbim të interesave tona por të bandave, të krimit që i suportojnë e sponcorizojnë fushatat duke blerë votat e tjetërsuar rezultatet.

Populli e ka dhënë vendimin e tij, kërkon ndershmeri e zgjedhje të lira , të ndershme, përgjegjsi e llogaridhënie.

Ka ardhur momenti të mbrojmë demokracinë e munguar !