[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në Podujevë



 

Rreth orës 10:30 është raportuar për një fjalosje në mes të dy nxënësve në oborrin e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës.

Në bazë të informatave të para dyshohet që njëri nga ta pas fjalosjes me një mjet të mprehtë e ka sulmuar tjetrin duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore.

“Ndërsa të dyshuarin policia e ka shoqëruar për në stacionin policor dhe aktualisht në konformitet me  dispozitat për trajtimin e të miturve po procedon më tej me rastin, për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes”, njofton policia.

Menu Title