.
×

Kjo kolonë i pret mërgimtarët që nisen drejt Kosovës



Botapress, 5 Gusht-Bashkatdhetarët, të cilat ia kanë mësyrë vendeve evropiane ku ata jetojnë e veprojnë, janë përballur me pritje e kolona të gjata qysh në mëngjes në pikëkalimet kufitare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, fluksi më i madh është regjistruar në pikën kufitare në Merdare në dalje të Kosovës.

Në këtë pikëkalim kufitar, qytetarët kanë pritur deri në dy orë ndërkaq kolona ka arritur deri në 500 metra.Edhe për të hyrë në Kosovë në Merdare ka pasur pritje dhe kolonë, ku sipas statistikave qytetarët kanë pritur deri në 30 minuta.

Sipas kësaj qendre, nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare pritja dhe kolona është në suaza të normales dhe se nuk është regjistruar asnjë pritje më shumë se 10 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës.