.
×

Kjo këngë titullohet “Dua Lipa” dhe ja pse e quajti kështu këngëtarja suedeze



Kjo këngë që do të dëgjoni më poshtë nuk është bërë nga këngëtarja me origjinë shqiptare, por mban titullin “Dua Lipa”. Amanda Winberg është një këngëtare suedeze e panjohur për ne, por nga sot me siguri që do të kthehet në një personazh të veçantë.

22-vjeçarja e njohur me emrin e artit AMWIN, ka prezantuar së fundmi albumin e saj “AMWIN In Wonderland” dhe ajo që tërheq më shumë vëmendjen për ne është fakti se, një prej këngëve mban emrin e këngëtares shqiptare. E pyetur për këtë fakt, gjatë një interviste për “Women in pop”, AMWIN është shprehur:

“Dua Lipa është e paparë. Është super ‘hot’, shumë tip dhe shumica e njerëzve do të bënin gjithçka për të, sipas meje. Ashtu siç do të bëja unë në këngë për djalin që kam fiksim. Sinqerisht, kur po bëja këtë këngë ishte personi i parë që më shkoi në mendje: ‘Kush tjetër është më e mirë se akullorja? Uh, Dua Lipa’”.

Kënga “Dua Lipa” është ritmike, por sipas këngëtares ka dhe melankoli. “Kur bie në dashuri e gjej veten midis këtyre dy emocioneve”, shprehet ajo.

Amanda Winberg u bë e njohur në Suedi në vitin 2015 në programin “Idol”, pasi doli e dyta.