[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

 Kjo ishte Marta Conzales ndër balerinat e para të New York-ut



Video e saj bëri xhiron e botës, madje shumë prej tyre qe e kishin shikuar këtë video kanë treguar se janë përlotur kur e kanë parë reagimin e Martas kur e dëgjoj muzikën Tschaikovsky  nga Liqeni i mjelllmave.

E moshuara e cila është prekur nga sëmundja e Alzhajmerit nuk mbante mend gjëra, madje shpesh herë as ato me bazike. Deri sa një ditë nuk vendosin kufje në veshët e saj, pas lëshimit të muzikës është e pamundur të mos verehët ndryshimi në gjendjen dhe disponimin e saj.

Balerina e moshuar e cila nuk ngurron fare të tregoj në një formë të ngadalësuar levizjet nga shfaqja Liqeni i Mjellmave, shfaqje kjo në të cilën gruaja e moshuar ishte edhe protagoniste dhe pikërisht ato levizje e kishin bërë znj.Marta aq të suksesshme.

Keto momente emocionuese janë bërë pak para vdekjes së saj ne një azil pleqesh në Valencia, teksa Marta shihet në një karrige me rrota.

Videoja e këtyre momenteve emocionuëse është shpërndarë nga një shoqatë spanjolle e Spanjës, Musica para Despertar , kjo shoqatë që një kohë të gjatë e përdorë muzikën për të ndihmuar disponimin e të moshuarve, dhe kjo sigurishtë është edhe një ndihmesë për memorjen e tyre.

Menu Title