[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kjo ishte dëshmia e shokut të dhomës së Astrit Deharit që vdiq sot në burg



Sot në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan vdiq një i bugosur me inicialet N.M, në kushte ende të pasqaruara mirë.

Periskopi nga burime të veta merr vesh se emri i të ndjerit është Naser Makolli, i dënuar për vrasje të rëndë në ndihmë. Makolli është personi i njëjti i cili kishte qëndruar në të njëjtën dhomë me aktivistin e ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Pas vdekjes së dyshimtë të Astrit Dehari, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Prizren, përmes një komunikate kishte publikuar rrëfimin e shokut të dhomës së Dehari, tashmë të ndjerit Naser Makolli, i cili ka thënë se ata ishin në shetinë e zakonshme në orët e pasditës, ku Astriti nuk kishte dalë, dhe kur kthehen në qeli e gjejnë të shtrirë aktivistin e Vetëvendosjes, kurse në gojën e tij është gjetur një shishe e plastikës.

‘Prej fillimit kam qenë në të njëjtën dhomë me Astritin. Me mua dhe ate kanë qenë edhe F.L.e A.G. Ka qenë shumë i sjellëshëm dhe i shoqërueshëm. Asnjëherë s’kam vërejt ndonjë shqetësim. Ditën kritike (05.11.2016) paradite kemi dalur bashkë në sheti në ora 9.00. Pasdite kemi bërë pastrimin e zakonshëm, të gjithë ne, të të njëjtës qeli bashkarishtë. Ai, pas pastrimit ka hequr edhe mjekrrën, dhe me sa mbaj mend gjatë qëndrimit të tij këtu, vetëm dy herë ka hequr mjekrrën’, ka thënë fillimisht Makolli.

‘Në kohën e shetis së pasdites në ora 14.00 Astriti ka thënë se do të rrij në dhomë, ngase ka dhimbje koke dhe do të pushoj. Ka ndodhur ndonjëherë që edhe unë, por edhe ndonjëri sikurse edhe Astriti që të mos del në sheti, dhe kjo na ka bërë që të mos shfaqim ndonjë dyshim. Madje, edhe unë shpesh nuk dalë për arsye të ndryshme. Mirëpo, unë e as shokët e dhomës nuk kemi vërjet diçka të dyshimtë. Pas përfundimit të pushimit, në ora 15.00 jemi kthy dhe unë i pari kam qenë që e kam parë Astritin të shtrirë në dysheme në shpinë, prapa kam pasur shokët e dhomës dhe oficierin D.K. Kam parë që as nuk ka lëviz apo lëshuar ndonjë gjëmë. Ka pasur në gojë një shishe plastike (të mjaltit) që blihen në kantinë. Në moment ka reaguar oficieri dhe ka thirrur në ndihmë ekipin mjekësor të Qendrës së Paraburgimit, që shpejt ka ardhur dhe i kan dhënë ndihmën e parë. Sipas atyre që dhanë ndihmën ka patur puls, shenja jete derisa ishte në dhomë. Më pas është bartur poshtë në ambulancë. Ndërsa, më pas në lajmet e para, në medie (nuk di saktë kur) kemi marrë njohtimin se ka ndërruar jetë’, ka thënë Naser Makolli.

Ai, ka pohuar se derisa ka qenë në dhomë me të (e me të ndjerin ka qenë që nga ardhja e tij këtu) asnjëherë, jo që ka pirë ndonjë tablet, apo medikament, por as që është ankuar në ndonjë sëmundje. Ndërkoh, konstaimi i vdekjes është bërë po të njëjtën ditë (dt.05.11.2016) në ora 15.55 në Qendrën Spitalore të Prizrenit. Ai, kishte qenë në Qendrën e Paraburgimit nga dt.01.09.2016 e deri në ditën kritike 05.11.2016. Takimi me zyrtarët e ambulancës Se nuk ka përdorur barëra asnjëherë apo ndonjë lloj medikamenti që nga ardhja e deri në ditën kritike, e pohuan edhe zyrtarët e ambulancës, që ofruan edhe kartelën personale shëndetësore (të cilën e ka çdo i burgosur), ku qartë shihej se asnjë lloj barëre s’është përdorur nga i ndjeri.

Menu Title