.
×

Kjo gazetare shqiptare vendos të martohet, kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën (Foto)



Vilma Masha është një ndër emrat më të spikatur të gazetarisë televizive në vend dhe prej vitesh, si një nga figurat qendrore të “Supersport” në DigitAlb.

 

Moderatorja bukuroshe ka vendosur t’i jap fund beqarisë, duke kurorëzuar në altar lidhjen e saj disa vjeçare.

E ftuar në emosionin ‘Në Shtëpinë Tonë” Vilma ka treguar se shumë shpejt do të martohet me një djalë që nuk ka lidhje e botën e televizionit.

Ai ka jetuar 13 vjet në Romë dhe aktualisht punon në bankë. Për shumë vite, ata kanë mbajtur një lidhje në distancë, e cila ka funksionuar, madje mfajt mirë.

Siç tha Vilma, mes tyre ka pasur gjithmonë mirëkuptim në lidhje me profesionet e tyre.  Përveç planit për martesë, ajo nuk e ka fshehur edhe synimin më të afërt, atë për të pasur një fëmijë.