[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kjo është puna e re e Federica Mogherinit



Federica Mogherini, që për disa vite ndërmjetësoi bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë si shefe e politikës së jashtme të BE-së, tani do të ketë angazhim të ri.Ajo është punësuar në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, teksa angazhimin e saj ajo e ka bërë të ditur vet përmes një postimi në Twitter, shkruan lajmi.net.

Në komunikatën e lëshuar nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Mogherini vlerësohet lartë si një personalitet me shumë përvojë në politikën e jashtme të BE-së.

Me inkuadrimin e Mogherinit, ky grup numëron 47 ekspertë nga 30 shtete të ndryshme.Kujtojmë se Mogherini që për disa vite udhëhoqi bisedimet mes Kosovës e Serbisë, në kohët e fundit ishte kritikuar me të madhe nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj se po lejon që në tavolinë të diskutohet për çështjen e shkëmbimit të territoreve.

Menu Title