.
×

Kjo është pasuria  e Qëndron Kastratit, kryetarit  të Komunës  së Dardanës



 

Është i ri në politikë, është kreytari më i ri i komunave të Kosovës por nuk qëndron keq më pasuri të trashëguar apo të fituar. Qëndron Kastrati ka pasuri më shumë të trashëguar nga familja se sa të krijuar nga aktiviteti i politik, në Kuvendin Komunal të Prishtinës apo tash si kryetar i Komunës së Dardanës, shkruan Botapress.

Kastrati kësaj here për herë të parë ka deklaruar pasurinë e tij në cilësinë e kryetarit të Komunës së Dardanës.

Ja pasuria e paluajtshme dhe e luajtshme e Qëndron Kastratit.

Pasuri të palujtshme

Shtepi  200 metra katrorë , trashëgim familjar, 160,000.00 euro

Truall  318 metra katrorë  , trashëgim familjar , 85,000.00 euro

Lokale 40 metra katrorë, fituar nga (Komuna e Prishtinës për familjet e dëshmorve), 105,000.00 euro

Pasuri e luajtshme

Vetur, me kredi , viti 2011,  5,000.00, trashëgim familjar.

Ndërkaq  para të gatshme ka të deponuara  4.37,euro.

Të dy prindërit e Qëndronit kanë të deponuar njëri  93.00, euro në  Raiffeisen Bank, dhe tjetru  në NLB  Bank Prishtinë i ka të deponuara  11,000.00 euro.

Kurse Qëndon Kastari ka deklaruar  133.00 euro në Teb bank.

Ndërkaq të hyrja vjetore, Qëndron Kastrati  ka deklaruar   5,850.00 euro kompensim nga Kuvendi Komunal  I  Prishtinë, 5,388.00 euro  pension të prindit  të tij  (babait të ndjerë) nga MPMS,   dhe 5,952.00 euro pagë të nënës tij  të punësuar në KEK.

Nga kjo pasuri e deklaruar nga Qëndron Kastrati del se të hyra vjetore familjare ka gjithësej  17, 190 euro, ndërsa  pasuri të paluajtshe ka krijuar  në vlerë prej  350.000.00 euro

 

Qendron_Kastrati