[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kjo është marrëveshja që Hoti sot nënshkroi me delegacionin amerikan



 

Delegacioni amerikan pjesë e së cilit është edhe Emisari special Richard Grenell, kanë nënshkruar sot një tjetër marrëveshje bashkë me Kryeministrin Avdullah Hoti për zbatimin e marrëveshjes së arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Kryeministri Hoti thotë se prezenca e amerikanëve sot në Kosovë, tregon edhe njëherë seriozitetin më të madh të Presidentit Trump, drejt normalizmit të marrëveshjes finale mes të të dyja vendeve.

Ndryshe, me marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, Kosova është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kurse Serbia në anën tjetër, është pajtuar që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në bazë të marrëveshjes, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Në marrëveshje gjithashtu përmendet edhe Liqeni i Ujmanit, ku thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Thuhet edhe se Kosova dhe Izraeli e pranojnë njëra tjetrën, dhe se Serbia do ta zhvendos ambasadën nga Tel Aviv në Jerusalem.

Menu Title