.
×

Kjo është Marigona Geci, vajza e Gani Gecit, delegate e Kuvendit të LDK së



Marigona është vajza e madhe e Gani Gecit, e lindur me 09.02.1992 në Skenderaj, vetëm 5 muaj para se babai i saj, Ganiu, të kryente aksionin e parë kundër forcave serbe. Është e martuar me Milot Lalën nga komuna e Vitisë dhe është nënë e një vajze. Shkollën fillore e kreu në fshatin Llaushë ndërsa shkollën e mesme në Skenderaj.

Është e diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik, departamenti Banka, Financa dhe Kontabilitet me notën 9.77 gjatë studimeve Bachelor, ndërsa Masterin poashtu e përfundoi në Fakutetin Ekonomik në departamentin e njejtë Banka, Financa dhe Kontabilitet me notë mesatare 9.50.

Ka përfunduar gjithashtu studimet bachelor në fakultetin Filologjisë në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Universitetin e Prishtinës. Flet gjuhën angleze dhe gjuhën gjermane rrjedhshëm.

Ka ndjekur studimet e PhD-së në kuadër të programit “Tempus” pranë Universitetit të Prishtinës, në fakultetin Ekonomik, departamenti Ekonomik dhe tani është në përfundim të temës së Doktoratës në këtë program, program ky i cili është në bashkëpunim me tri universitete Evropiane.

Punon si asisitente e rregullt për lëndët ekonomike në fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prizrenit dhe si asistente e angazhuar në Universitetin e Prishtinës.

Në Prizren dhe në vendet ku punon, Marigona, njihet si Zonja e Hekurt apo Margaret Thatcher e Kosovës.

Marigona Gani Geci, është zgjedhur delegate për Kuvendin Qendror Zgjedhor, bazën e delegimit e ka marrë nga komuna e Vitisë, atje ku jeton dhe vepron dhe ku ështe e martuar.

Pretendimet afatshkurtëra dhe afatëgjata të Znj. Marigona janë shumë ambicioze dhe do të bëhen publike në të ardhmen.