.
×

Kjo është kërkesa e kryeministrit Mustafa për Blerand Stavilecin



 

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur një mbledhje.

Gjatë kësaj mbledhjeje kryeministri në detyrë Isa Mustafa, duke shfrytëzuar pikën 17 të rendit të ditës ka hapur diskutim rreth procesit gjyqësor të PTK-së, e cila është paditur nga AXOS, për çka kërkoi nga ministri Blerand Stavileci një raport.

 

Ministri Stavileci ka njoftuar kryeministrin Mustafa se brenda ditës do t’ia përcjellë një raport të detajuar lidhur me atë çfarë ka bërë Qeveria e Kosovës në këtë proces gjyqësor deri më tani si dhe cilat janë hapat tjerë që do të merren.