.
×

Kjo bisedë e bëri Gerrardin të vendos për largim



Steven Gerrard ka treguar se vendimi i tij për t’u larguar erdhi pas bisedës që pati me Brendan Rodgers.

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka zbuluar bisedën e cila solli largimin e tij nga Anfield.

Gerrard deklaroi se ishte një bisedë që mbajti kohë më parë me Brendan Rodgers ajo e cila e vulosi fatin e tij.

“Kishte më shumë se një moment që më bëri të marrë këtë vendim, por unë mendoj se biseda kyçe ishte kur menaxheri më uli kohë më parë për të më thënë se ishte koha që ai t’i menaxhonte ndeshjet për mua dhe për skuadrën”, u shpreh Gerrard.

“Unë e di se ishte gjëja më e mirë për të gjithë, por kur je një titullar te një skuadër për një kohë e gjatë, ishte një bisedë e vështirë për mua. Unë e pronova atë dhe do të vazhdojë të jap gjithçka që kam, si titullar, si rezervist apo diҫa tjetër”, shtoi tutje kapiteni legjendar i The Reds.