.
×

Kishte dhimbje të padurueshme në fund të barkut për 13 vjet, mjekët s’u besojnë dot syve nga ajo që nxjerrin



Një 51-vjeçare në Itali ka shpëtuar për mrekulli nga vdekja. E themi këtë, pasi për 13 vjet ajo kishte mbajtur në trupin e saj një fetus të vdekur. Në vitin 2005 kjo grua kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt me lindje çezariane. Mjekët i kishin thënë se gjithçka kishte shkuar si duhet dhe si ajo dhe fëmija që solli në jetë gëzonin shëndet të plotë.

Por 51-vjeçarja kishte pasur shtatzëni binjake dhe gjatë gjithë kohës ajo kishte dhimbje të çuditshme në fund të barkut.

Për 13 vite gruaja kishte bërë vizita dhe ekografi, por mjekët asnjëherë nuk kishin vënë re ndonjë gjë.

Republicca shkruan se gjendja e 51-vjeçares përkeqësohet dhe ajo shkon me urgjencë në spital në datën 7 janar të këtij viti.

Edhe këtë herë askush nuk e kuptoi. U duk sikur dhimbjet e saj u zhdukën deri sa e kapën sërish një natë.

51-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital dhe operohet duke shpëtuar mrekullisht.

Në mitrën e saj u gjend një fetus, i cili kishte përfunduar në një placentë tjetër nga ai i vëllait të tij të lindur 13 vjet më parë.

Fetusi ishte spostuar disa centimetra ndaj edhe në ekografi nuk kishte dalë asgjë. Gjithashtu shkruhet se mjekët italianë nuk u kanë besuar syve nga ajo që kanë nxjerrë nga barku i 51-vjeçares.