.
×

Kishte ardhur me të dashurën për pushime, por Beniamini nga Tetova u mbyt për të shpëtuar dy motrat



 

Beniamin Ferhati nga Tetova e Maqedonisë kish zgjedhur plazhin e Zvërnecit për të pushuar dje bashkë me të dashurën e tij, por thirrja e dëshpëruar e një vajze për të ndihmuar dy motrat e saj që po mbyteshin në det, rezultoi fatale edhe për të.

Ai dhe vajza kanë hyrë të dy në ujë për të shpëtuar dy motrat por fatkeqësisht, Beniamini nuk ka mundur t’i bëjnë ballë rrymave të forta dhe dallgëve. E vetmja që ka mundur të shpëtojë është vajza, e cila i kërkoi ndihmë të riut nga Tetova.

 

Si motra e viktimave ashtu edhe e dashura e Beniaminit kanë kaluar orë të tmerrshme pasi morën vesh lajmin e kobshëm, raporton balkanweb. Ato janë transportuar në gjende shoku në spitalin e Vlorës, ku u përmendën vetëm disa orë pas tragjedisë. Ndërsa dy motra kanë hyrë në ujë të lahen, motra tjetër e tyre ka shkuar për t’i ndihmuar dhe ka thirrur edhe të riun nga Maqedonia, Beniamin Ferati për t’i ardhur në ndihmë.

 

Të katërt të rinjtë kanë luftuar për t’i shpëtuar detit të trazuar por 3 prej tyre nuk kanë mundur të dalin të gjallë në breg. E vetmja e mbijetuar është vajza që i ka kërkuar ndihmë të riut. Ajo ka njoftuar dhe policinë. Ndërsa nga ato pak fjalë që ka arritur të komunikojë me efektivët në kushtet e një tronditje të thellë, vajza ka pohuar se i ka thënë të riut nga Maqedonia të shpëtonte motrat e saj. Viktimat janë Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë; Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Beniamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.