.
×

Kishin dasëm, por familjes kosovare i ndodhi kjo mbrëmë



Festa me armë në vend, pavarësisht disa fushatave që janë bërë me vite nga Policia e Kosovës, nuk po ndalet.

Për 24 orë në Kosovë, në komunën e Klinës e Gjakovës, janë arrestuar dy persona. Në të rastet pati gjuajtje me armë në aheng familjar, raporton Gazeta Express.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar në Klinë, rreth orës 21:15 minuta një person, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në dasmë.

Të dyshuarit, policia i ka konfiskuar një armë dhe fishekë, derisa, pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri me një fishek. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Rasti tjetër ndërkaq ka ndodhur në Gjakovë. Policia ka njoftuar se kanë arrestuar një person në këtë komunë, mbrëmë rreth orës 22:00, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Të njëjtit iu janë konfiskuar 89 fishekë dhe 13 gëzhoja, derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i huaj, pasi që i njëjti në aheng familjar ka shtënë në ajër me armë zjarri. Arma me 89 fishek dhe 13 gëzhoja janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim të policisë

Për përdorim të armës është arrestuar ndërkaq mbrëmë edhe një person në Podujevë. Siç ka njoftuar policia të njëjtit iu janë konfiskuar dy fishekë dhe një revole.

Rastet si ky i festimit me armë zjarri nuk janë të paktë, gati çdo ditë të tilla raportohen përmes policisë së Kosovës në njoftimin 24-orësh.