.
×

Kirurgu i QKUK’së flet pas dorëheqjes



Besnik Bicaj, kirurg abdominal, ka dhënë dorëheqje – në QKUK thonë se shkak ishin disa ndryshime në kujdestari Të enjten, Klinika e Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka funksionuar me një kirurg më pak. Kirurgu abdominal, Besnik Bicaj, ka ofruar dorëheqjen te drejtoria e Klinikës.

E arsye për këtë, sipas Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë disa çështje personale të kirurgut. Ndërkohë, Bicaj ka konfirmuar se arsyet e dorëheqjes janë krejt personale. E drejtori i Klinikës së Kirurgjisë, Ferat Sallahu, ka dhënë më shumë detaje mbi shkakun e vendimit të Bicajt për largim nga ky institucion.

Megjithatë, Bicajt i është ofruar edhe një mundësi për kthim në vendin e tij të punës. Kirurgu në fjalë është ndër mjekët e pakët që kryen procedurën e quajtur ERCP (Largim endoskopik i gureve nga rruget biliare.) Deri të enjten pasdite, dorëheqja e tij mbetet e pa miratuar në pritje të një përgjigje përfundimtare nga Bicaj, nëse do të kthehet në punë apo jo.