.
×

“Kini durim!” Tuna tregon vështirësitë mes sëmundjes dhe punës për klipin e ri!



Për Tunën marsi deri tani ka qenë një muaj sa me arritje, aq edhe me probleme shëndetësore. Këngëtarja prezantoi më 8 mars albumin e saj të ri “Fortuna”, por vetëm një ditë para tij u mësua se ajo nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Të njëjtën gjë konfirmoi edhe Tuna një ditë më parë, e cila postoi një foto duke bërë serum ndërkohë që tre meshkuj i rrinin te koka, mes të cilëve dhe bashkëshorti Patris Berisha.

Sot këngëtarja njoftoi se është në fund të përfundimit të klipit të saj të këngës “Fortuna”.

“Hej, a jeni gati?! Unë PO. Këtë periudhë e kam kaluar 50% në mikrofon e kamerë dhe 50% në spital e infuzione. Veç dashuria juaj më ka bërë të çohem në këmbë dhe t’jua sjell sa më shpejt FORTUNËN. Kini durim… edhe shumë pak… tik-tak, tik-tak”, shkroi Tuna.

Në postim ajo ndau edhe disa nga pamjet e saj me të cilat do të shfaqet në klipin e ri.