[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kina për herë të parë nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me Covid 19



Kina ka raportuar zero raste të reja të koronavirusit për herë të parë që kur filloi raportimin e të dhënave në muajin janar.Virusi u shfaq në qytetin Wuhan në fund të vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë rastet kanë rënë ndjeshëm pas pikut të pandemisë në mes të shkurtit.

Numri zyrtar i vdekjeve në Kinë është 4634, shumë më pak se numri i viktimave në vende shumë më të vogla.

Janë shprehur dyshime të forta në lidhje me besueshmërinë e numrave kinezë dhe sasia e informacionit që Pekin ka ndarë me bashkësinë ndërkombëtare po vihet në dyshim.

Lajmi për infeksione zero vjen një ditë pas hapjes së Kongresit Popullor, në të cilin Kryeministri Li Keqiang tha se vendi “ka arritur rezultate të rëndësishme strategjike në përgjigjen ndaj Covid-19”.Megjithatë, ai paralajmëroi se vendi ende përballet me sfida “të mëdha”.

Në muajt e fundit, Pekini ka mohuar rreptësisht akuzat për fshehje të të dhënave të pandemisë, duke këmbëngulur se ai gjithmonë ka ndarë informacione në kohën e duhur me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe vendet e tjera.

Menu Title