[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kina merr masa të reja kundër Coronavirusit



Mini-tanke të kontrolluar nga distanca janë vendosur në rrugët e Kinës në përpjekjen e fundit për të luftuar përhapjen e coronavirusit.Sipas medieve të huaja, automjetet e blinduara mbajnë 200 litra lëng dezinfektues dhe janë në gjendje të “spërkasin” 540,000 metra katrorë çdo orë.Siç bëhet e ditur më tej, dy nga minitanket po vendosen në qytetin Taiyuan, kryeqytetin e Provincës Shanxi në veri të Kinës.

Ata drejtohen nga teknikë të veshur me veshje të plotë të maskuar dhe dërgohen në komunitete të mbushura me njerëz, shkruan telegrafi.Pamjet e marra jashtë Rrethit Rezidencial të Xinghuabei thuhet se tregojnë një prej automjeteve që drejtohen në një kompleks të mbyllur më 13 shkurt.“Ne filluam t’i përdorim ato për dezinfektim dhe parandalimin e sëmundjeve në Taiyuan në 4 shkurt. Ato u përdorën për dezinfektimin e burgjeve dhe mjediseve të tjera të sigurisë së lartë”, ka thënë Hou Yongfei, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Automjeteve pa pilot

Menu Title