.
×

Kina do të dërgojë 2 satelitë të tjerë në hapësirë



Kina dërgoi sot dy satelitë të tjerë në kuadër të sistemit të saj satelitor të navigimit BeiDou (BDS). Satelitët u nisën me sukses nga Qendra e Lançimit Satelitor Xichang në Provincën Sichuan në ora 05:10 të mëngjesit sipas kohës lokale (ora 21:10 sipas kohës së Evropës Qendrore), njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua.

BDS është një sistem kinez i navigimit satelitor i cili përbëhet nga dy pjesë të veçanta satelitore të nisur përkatësisht në vitin 2000 dhe 2011.

Satelitët e lançuar përdorën raketën transportuese Long March-3B dhe hynë në orbitë. Ky është misioni i 312-të i serisë së raketave Long March.

Në total, BDS kineze ka dërguar 48 satelitë në hapësirë.

Akademia e Teknologjisë Hapësinore në Kinë dhe Akademia kineze e Teknologjisë së Automjeteve kanë zhvilluar bashkarisht satelitët BDS dhe raketën transportuese.

“Satelitët e rinj do të punojnë me satelitët e BDS-së që ndodhen tashmë në orbitë për të përmirësuar saktësinë e pozicionimit të sistemit”, thuhet në raport.

Pekini ka planifikuar të përfundojë rrjetin global BDS deri në vitin 2020.

Dy konstelacionet e veçanta satelitore BDS ofrojnë shërbime të mbulimit dhe navigimit për klientët në rajonin e Azisë dhe Paqësorit.