.
×

Kim Kardashian me asistentin shqiptar viziton Armeninë (Foto)



Kim Kardashian po bën udhëtimin e jetës në Armeni ku së bashku me vajzën North, burrin Kanye West dhe motren Khloe kanë vizituar vendet më turistike.

Ylli amerikan ka qënë aktive në rrjetet sociale teksa ka postuar foto të shumta ku shfaqet në momumentet e kulturës por edhe në rrugët e qytetit.

Bukuroshja brune ka vizituar edhe kryeministrin e Armenisë, Hovik Abrahamyan i cili e ka mirëpritur në rezidencën e tij.

Ajo është shprehur mjaft e nderuar dhe e kënaqur nga kjo pritje teksa është ulur përballë tij së bashku me motrën Khloe.

Në udhëtimin e saj disa ditorë ka marrë me vete me make up artistin e saj personal Mario Dedivanoviq, shqiptarin e talentuar nga Mali i Zi.

Kim Kardashian 1

Kim Kardashian 2

Kim Kardashian 3

Kim Kardashian 4