.
×

KFOR-i shpërthen mjetin e dyshimtë te Spitali i Pejës, ishte pajisje gjeodezike



 

Njësitet e dominimit të KFOR-it kanë arritur të shpërthejnë mjetin e dyshimtë të hasur në një lokacion në Spitalin e Pejës.

Megjithatë Klan Kosova raporton se mjeti i dyshimtë nuk ka dalur të jetë bombë por pajisje gjeodezike.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova, Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Stafi i spitalit të Pejës, i është rikthyer punës, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq, orë më parë të gjitha vizitat e parapara tek pacientët në Repartin Kururgjik e Pediatrik në Spitalin e Pejës, ishin ndërprerë.

Kjo për shkak të gjendjes së krijuar pas raportimeve se në këtë zonë ka një pako e dyshimtë ndërsa hetimet janë duke vazhduar në verifikimin e saj, njofton Klan Kosova.

Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë nga Spitali i përgjithshëm i Pejës përmes një njoftimi të lëshuar, ndërsa theksohet që pacientët të mos kenë panik:

”Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se askush nuk ka nevojë të shqetësohet për pacientët ngase ata po trajtohen dhe janë marrë masa që kujdesi ndaj tyre të bëhet edhe pas evakuimit”.