.
×

KFOR-i gjerman i dhuron FSK-së 44 automjete dhe pajisje tjera



Botapress 26 Shtator-Gjeneral brigade Uwe A.Becker, drejtor i ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s si dhe oficer gjerman, i ka dorëzuar komandantit të FSK-së, Rrahman Rama 77 komplete me vegla speciale si dhe 44 automjete të tipit Ëolf.

Ky material pa kompensim për vënie në punë dhe mirëmbajtja e flotës shtesë së automjeteve të FSK-së është një shprehje e dukshme e marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes Bundeswehr-it dhe FSK-së.

Gjermania kështu e ka përkrahur edhe më tutje zhvillimin e aftësive të FSK-së në konsolidimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë e rajon, raporton Indeksonline. Dorëzimi i materialit ndërlidhet me transformimin e angazhimit gjerman në Kosovë dhe angazhimit të mëtutjeshëm të Bundeswehr-it në Kosovë.

Gjermania për arsye të gjendjes së përmirësuar të sigurisë dhe harmonisë me NATO-n, zvogëlon numrin e forcave të saj deri në fund të vitit 2018. Materiali i dorëzuar përfshin po ashtu një rrafsh zdrukthi, një stacion saldimi dhe makina saldimi. Të gjitha këto dorëzohen dhe të cilat janë të nevojshme për të mirëmbajtur dhe për të vënë në punë për një kohë të gjatë një flotë automjetesh në spektrin logjistik dhe teknik./BP/