.
×

KFOR edhe pas formimit të ushtrisë vazhdon mandatin e tij në Kosovë



Lorenzo D’Adaario ka thënë se KFOR-i do ta vazhdojë mandatin e tij duke krijuar mjedis të sigurt edhe pas formimit të ushtrisë së Kosovës. Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’Addario ka thënë se KFOR-i do ta vazhdojë mandatin e tij duke krijuar mjedis të sigurt edhe pas formimit të ushtrisë së Kosovës.

“Ne nuk jemi vetëm, punojmë së bashku me Misionin e Kombeve të Bashkuara, Bashkimin Evropian, OSBE-në dhe shumë të tjera”.

Institucionet në Kosovë, të gjitha vendet fqinje, duhet të sigurojnë përparim dhe stabilitet, jemi të bashkuar, të përkushtuar dhe të fokusuar në krijimin e kushteve dhe progresit në të ardhmen, deklaroi ai.

D’Adario ka theksuar se KFOR-i do të vazhdojë të përkujdeset për një mjedis të sigurt.

“Do të vazhdojmë të përmbushim këtë mision shumë të rëndësishëm në Kosovë”, u shpreh ai.