.
×

Këto komuna prijnë me numrin më të madh të votave të pavlefshme



Botapress 9 Tetor – Votuesit e Novobërdës, Skenderajt, Drenasit, Podujevës, Lipjanit, Rahovecit, Dragashit, Malishevës, Kamenicës dhe Vitisë janë ata që kanë gabuar më shumë në mbushjen e fletës së votimin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën këtë të diele.Në këto zgjedhje, përqindje më të madhe të votave të pavlefshme e ka Komuna e Novobërdës me 9.86 për qind nga numri i fletëvotimeve brenda kutive të votimit.

Pothuajse më përqindje të njëjtë, votuesit e Skenderajt dhe Drenasit janë ata që kanë gabuar në mbushjen e fletës së votimit me 9.67 përkatësisht 9.65 për qind.

 

Me 8 për qind të votave të pavlefshme është Komuna e Podujevës, Lipjanit dhe Rahovecit. Listën prej dhjetë komunave që kanë përqindjen më të madhe të votave të pavlefshme është ajo e Dragashit, Malishevës, Kamenicës dhe Vitisë.Nga numërimi i rregullt i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë 40,732 vota të pavlefshme nga totali prej 827,342 vota brenda kutive të votimit.

 

Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, numri i votave të pavlefshme ka qenë 42 mijë e 554 copë.