.
×

Këto janë kërkesat e grave në Marshin për 8 Mars



 

Në ditën e tyre gratë po marshojnë, ndërsa kanë paraqitur dhjetë kërkesa.

Organizatorët e marshit “Marshojmë, S’Festojmë” paraqitën dhjetë kërkesa për përmirësim të pozitës së gruas.

Nëpër sheshet kryesore të Prishtinës në mesditë nisi marshi i grave “Marshojmë S’Festojmë”, i organizuar nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës dhe organizata tjera.

Të pranishmet dhe të pranishmit në marsh kërkuan drejtësi për gratë-viktima të dhunës në Kosovë, ndërsa brohoritën parullat “Mos ma prek Hisen”, “Me Shami, pa Shami, Punën e Kry”,”profesioni s’ka gjini”, etj.

 

 

Ja dhjetë kërkesat e marshit protestues:

50% përfaqësim i grave në vendimmarrje, në sindikata, institucione publike e private, dhe në të gjitha nivelet e organizimit shoqërore;

Të implementohen ligjet dhe kontratat kolektive në tërësi dhe pa përjashtime;

STOP diskriminimit në punë për shkak të moshës;

Të respektohen të drejtat e njeriut në punë, pa dallim seksi, gjinie, orientimi seksual, identiteti gjinor, etnie, religjioni dhe çdo identiteti tjetër individual apo shoqëror.

Duam vende të sigurta dhe të shëndetshme të punës. Gjatë viteve 2011 – 2017, 90 punëtorë kanë gjetë vdekjen dhe 400 të tjerë janë lënduar në vendin e punës;

STOP ekonomisë së zezë, korrupsionit dhe nepotizmit.

Respektoni pushimin e lehonisë. Avokojmë për leje prindërore;

Të zhduket varfëria dhe papunësia e grave;

Sigurim shëndetëor për të gjithë. Pushimi mjekësor nuk është pushim vjetor;

STOP punës shtëpiake pa pagesë! Prandaj Votoni propozimin për barasvlefshmërinë e punës në familje