[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Këto janë dy marrëveshjet e para që do nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët të qeverive shqiptare



Ashtu siç tashmë është bërë zakon, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në një të ardhme të afërt do të kenë një mbledhje të përbashkët.

Se një e tillë do të mbahet në Shkodër e konfirmuan sot edhe dy ministrat e Jashtëm të Kosovës e Shqipërisë, Gent Cakaj dhe Glauk Konjufca.

Ata në një konferencë për media u shprehën të bindur se mbledhja e përbashkët do të sjellë marrëveshje konkrete mes dy vendeve.

E Cakaj ka treguar për marrëveshjet të cilat ai ka propozuar që të nënshkruhen.

Ministri i Jashtëm shqipta ka thënë se është kërkuar firmosja e një marrëveshjeje për ndarjen e shpenzimeve dhe detyrave për lobimin e Kosovës.

Sipas tij, Shqipëria ka qenë gjithnjë e gatshme që të ndihmojë Kosovën në këtë drejtim.

“Për mbledhjen e përbaëshkët kam propozuar dy marrëveshje. E para është që të firmosim një marrëveshje për ndarjen e shpenzimeve dhe detyrave për lobimin e Kosovës. Ne kemi theksuar gjithmonë gatishmërinë tonë, dhe kemi ngritur zërin për qasjen e padrejtë të BE-së karshi Kosovës”, tha Cakaj.

Ndërkaq marrëveshja e dytë është ajo për transmetimin e përvoja në procesin e ashtuquajtur të skriningut,  që ka të bëjë me hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Duke konsideruar se Shqipëria  gjendet në një fazë më të avancuar në këtë proces, Cakaj shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për ta ndihmuar Kosovën në këtë proces.

“Marrëveshja e dytë është marrëveshja për transmetimin e përvojave në procesin e skriningut. Ne kemi kryer ushtrimin e krahasimit të legjislacionit vendor me atë evropian. Ne jemi të gatshëm që përvojën tonë ta transmetojmë tek pala kosovare”, tha Cakaj.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm kosovar, Glauk Konjufca theksoi  se Kosova dhe Shqipëria, përveç angazhimit të tyre në arritjen e këtyre marrëveshjeve, duhet të angazhohen edhe për konkretizimin e tyre.

Menu Title