.
×

Këto janë 5 femrat më të votuara në AAK



Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit ka garuar për të udhëhequr vendin duke qenë në koalicion me Partinë Socialdemorkate.Por rezultati zgjedhor, koalicionin AAK-PSD e renditi si të katërtin për nga numri i votave.“Gazeta Blic” ka përzgjedhur pesë nga kandidatet për deputete të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së që kanë siguruar numrin më të madh të votave.

Listës i prinë Time Kadriaj, me 7.705 vota, duke u pasuar nga Albena Reshitaj me 5.723 vota, Teuta Haxhiu me 5.662 vota, Donika Kadaj Bujupi me 4.942 vota dhe

Magbule Shkodra 3.701 vota.